“Lufta” për kallamat”, peshkatarët shpërfillin urdhrin e ri të ministrisë së Bujqësisë

schedule21:25 - 17 Maj, 2022

schedule 21:25 - 17 Maj, 2022

Javën e kaluar u fol për cilësitë “mikroborgjeze” të kallamit dhe pse qeveria kërkon pa diskutim që peshkatarët t’i detyrojë të bëhen qytetarë evropianë duke ju hequr kallamin e tepërt që kanë me vete.

“Jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam”, ky ishte urdhri i bërë publik nga ministria e Bujqësisë.

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, kanë testuar se çfarë ndodh urdhëresën e ministrisë për kallamat.

Pra “lufta” për kallamat sapo filloi.

Me sa duket ekosistemi nga sot do t’i kthehet normalitetit. Por jo të gjithë janë kaq të përgjegjshëm për të zbatuar urdhrin e ministres.

Një peshkatar në Durrës ka dalë për peshkim dhe ka me vete 3 kallama e gjysmë. Një qytetar i përgjegjshëm telefonon policinë për të denoncuar shtetin, por me sa duket policia nuk është në dijeni të urdhrave të qeverisë. Madje ai telefonon dhe zëvendës ministrin Roland Kristo.

Me sa duket as ai nuk e merr aq seriozisht urdhrin e ministres. Telefonata e fundit është me ministren Frida Krifca, e cila dha urdhrin. Numri i saj ishte i paarritshëm.

Për të parë se çfarë ka ndodhur më pas, ju ftojmë të ndiqni videon: