Shkrimtarja italiane bestseller, Simonetta Angello Hornby prezantoi romanin “Kafe e hidhur” në Tiranë. Ky libër i cili flet shqip nga Adrian Beshaj pasqyron figurën e femrës italiane në shekullin e 20 përmes një historie dashurie.
Prezantimi i romanit “Kafe e hidhur” në gjuhën shqipe sjell në Tirane autoren italiane bestseller, Simonetta Angello Hornby. Në qendër të romanit është një histori dashurie mes një djali të pasur tridhjetë e sa vjeçar dhe të një vajze të re adoleshente, e cila vinte nga një familje e varfër socialiste, e cila do gjendet midis dy dashurive, atë të burrit dhe atë të “mikut” të saj.
Botuesja Arlinda Dudaj thotë se ky është romani i parë në gjuhën shqipe i autores Simonetta Angello Hornby.
Ky libër na sjell një pazëll të gjerë të femrës së fillim shekullit të 20 ku Protagonistja Maria është e ndarë midis dy burrave, burrit të saj dhe pasionit e saj më të madh. Një histori e zjarrtë dashurie që përfshin mbi 20 vite takimesh sekretesh, ndarjesh, zhgënjimesh, që presin për një paqe të re.
Simonetta Angello Hornby, autorja e shumë bestseller, ka lindur në Palermo të Italisë dhe që nga 1972 jeton në Londër.
Autorja italiane vjen për herë të parë me një histori dashurie që shtrin kohëzgjatjen në 20 vite takime, ndarje, zhgenjime dhe serish bashkime.
Maria zbulon një kuptim më të gjerë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për të pëlqyer dhe për t’u pëlqyer. Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë.
Nepërmjet erosit, vjen për Marian njohja e vetës dhe dëshirave të saj, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenjë shumë personale të drejtësisë. /abcnews.al