Policia e Pogradecit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u plagos me armë zjarri 35-vjeçari Brian Syzo.
Pas kapjes në Përrenjas të Nikolla Agollit, pas disa minutash ndjekjeje nga policia, është arrestuar edhe një 30-vjeçar.
Ndërkaq, dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
4 autorët e dyshuar të ngjarjes, janë me precedent penal për krime kundër personit.
Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë.
35-vjeçari Syzo vijon të jetë në kujdesin e mjekëve./abcnews.al



