Përlot Diasporën, Dava Gjergji: Nuk ka si çiftelia. Rivalitet me Fatmira Breçanin?

schedule19:14 - 17 Maj, 2022

schedule 19:14 - 17 Maj, 2022

Dava Gjergji këtë të martë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku foli për karrierën e gjatë në muzikë. Ajo identifikohet nga zëri i saj dhe nga tematika që trajton në këngë, ku bie në sy ai patriotik.

Dava është shumë aktive në diasporë e kudo në trojet shqiptare, duke qenë prezente në çdo gëzim familjar të shqiptarëve ku hera herës dhe i përlot me këngët e saj. Muaji i verës për të është kaq i ngarkuar sa Dava tha “vetëm dy mos t’i kena në ditë”.

Ermali e pyet nëse është e vërtetë në dasmat e veriut hedhin shumë lekë. “Nuk e di mor burrë ca i ban ai teli i çiftelisë. Krejt teli i çiftelisë e ka fajin”, pohoi Dava.

Ermali e pyet sërish: “Mos e kanë fajin kordat e tua magjike”. “Po dhe ato duhen, pa ato nuk ka”, tha këngëtarja.

A ka pasur një rivalitet mes saj dhe Fatmira Breçanit?

“I kena mesazhet me të dhe shumë shoqe që kur po e lam me pi kafe. Ngelëm pa pi kafe! I kena hala aty po se kur kena me i pi kafet nuk e dimë, kur të filloj bora”, tha Dava duke bërë humor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!