Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka kritikuar qeverinë hungareze për qëndrimin e saj ndaj Rusisë, në një postim në Twitter pas betimit të Viktor Orban si kryeministër të hënën, sipas BBC.
Lipavsky tha se vendimi i Hungarisë për të mos mbështetur sanksionet që synojnë eksportet ruse të energjisë ishte “i papranueshëm”, duke shtuar se Europa duhet të jetë më e bashkuar se kurrë.
Republika Çeke,së bashku me Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë – i përket të ashtuquajturit grupit të shteteve të Vishegradit që përfshin vendet e Europës Qendrore, i krijuar për të mbrojtur interesat e përbashkëta në BE.
Megjithatë, qëndrimi i Hungarisë ndaj vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimit të saj për të armatosur Ukrainën është në kundërshtim të thellë me anëtarët e tjerë të Vishegradit dhe qëndrueshmëria e grupit duket gjithnjë e më e pasigurt.
/abcnews.al