Ky që shikon në foton e mësipërme është autori i dyshuar i plagosjes së Ardit Kërtushës ditën e djeshme në lokalin e Noizy-t në Durrës.
Ish-kandidati për kreun e PS ishte i ulur në një nga tavolinat e lokalit, ku ndaj tij u hap zjarr.
Fillimisht sipas policisë u raportuar si një sherr i çastit që më pas degradoi në përdorimin e armës, por më pas Arti Kërtusha dëshmoi për Abc duke thënë se ndaj tij u krye një atentat.
Mes të tjerash Kërtusha u shpreh se autori ka pasur dy pistoleta dhe ka qëlluar ndaj tij, por arma iu bllokua dhe ai mundi të largohet. Kërtusha nga kjo ngjarja mori një plumb në këmbë.
/abcnews.al/