Ermal Fejzullahu ka rrëfyer gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, se është përballur me bullizmin për shkak të peshës. Këngëtari i shumë hiteve, teksa po fliste për sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës, pohoi se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës.
“Nuk i kam marrë shumë seriozisht por shoh që sot është shumë problem. “Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi i ka lënë me shumë komplekse. Këtu fatkeqësisht nganjëherë nuk mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë.
Por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashuluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta nuk e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje”, theksoi Fejzullahu. /abcnews.al