Ylli i “Friends”, Mike Hagerty ra në koma dhe vdiq pasi pësoi një reaksion ndaj një antibiotiku. Mediat e huaja raportojnë se aktori 67-vjeçar po shërohej nga një infeksion në këmbën e tij kur filloi që të mos ndihej mirë. Antibiotiku i shkaktoi një konvulsion dhe e la atë në koma.
Ai po bëhej gati për të filmuar sezonin 2 të “Somebody Someëhere”, por për shkak se nuk ndihej mirë, mjeku e dërgoi në spital, ku mori një antibiotik dhe pati një reagim të tmerrshëm. Bridget Everett njoftoi lajmin e trishtë të premten, por nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes.
Aktori njihej më së shumti për rolin e tij si Mr Treeger në Friends, i cili u transmetua nga viti 1994 deri në 2004. Ai mori pjesë në pesë episode të serialit të famshëm.
/abcnews.al