EMRAT/ Atentati në Lezhë, kush janë dy kushërinjtë që udhëtonin me “ML”

schedule20:51 - 14 Maj, 2022

schedule 20:51 - 14 Maj, 2022

Lezhë – Policia ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e sotme në dalje të Lezhës.

Sipas policisë rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje me targa AB 127 GJ, brenda së cilit udhëtonin Blerim Preçi dhe Klisman Preçi. Ata raportohet se janë kushërinj. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të plagosur.

ABC mëson se autorët i janë afruar me një makinë tjetër dhe në momentin që kanë krijuar distancën e nevojshme kanë hapur zjarri me breshëri ndaj makinës së 30-vjeçarit nga Miloti.

Blerim Preçi sapo ka dëgjuar të shtënat ka devijuar rrugën në tentativë për tu shpëtuar plumbave dhe për pasojë makina është përplasur. Deri në këtë momente ai nuk është raportuar të jetë plagosur nga plumbat. Ndërkohë autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!