VIDEO/ Atentat në Lezhë, si u tentua të vritej 30-vjeçari teksa udhëtonte me makinë

schedule20:25 - 14 Maj, 2022

schedule 20:25 - 14 Maj, 2022

LEZHË  – Një atentat i stilit mafioz ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës, ku është qëlluar me breshëri arme ndaj një 30-vjeçari.

Gazetari i ABC Gjergj Figuri, raporton se shënjestër e këtij atentati është bërë Rini Preçi i cili po udhëtonte me makinën e tij tip “Mercedez Benz ML”.  Raportohet se autori/ët, kanë qenë me një makinë dhe në lëvizje e sipër kanë hapur zjarr për ndaj makinë tip “ML” me të cilën lëvizte Blerim Preçi.

 

Ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin e Lezhës ka ndodhur rreth orës 20:00. Deri më tani nuk raportohet se shënjestra të ketë mbetur i plagosur. Ai ka tentuar të shmangë plumbat dhe ka devijuar makinën duke përfunduar kështu jashtë rruge.

Blerim Preçi nga Miloti nuk raportohet të jetë person me precedent të mëparshëm penale. Rezulton se ai ka bërë udhëtime të shpeshta jashtë Shqipërisë. /abcnews.al/