“Objektivi ynë është të nxjerrim Taulantin edhe Xhixhën para portës, por është për t’u përgëzuar skuadra që, edhe pse e ka siguruar kampionatin, po punon seriozisht, duke respektuar veten në radhë të parë” kështu e nisi deklaratën e tij trajneri i Tiranës, pas fitores që bardheblutë morën ndaj Vllaznisë në Klasiken e Shqipërisë.
E ardhmja e Shehit: Nuk besoj se na ndajnë shumë gjëra, janë disa detajet, por kurrsesi lekët në mes. Kam marrë garanci nga presidenti që nuk do të ketë lëvizje. Duhet të perfeksionojmë profesionaizmin. Në Shqipëri çdo ditë del nga një hamendësim, por më vjen mirë që skuadra nuk po ndikohet. Skuadra edhe kur goditet gjen forcë për të reaguar. Skuadra mund të kishte shënuar gola të tjerë. Nuk shqetësohemi nga hamendësimet.” /f.a/abcnews.al