Lojtari i kombëtares shqiptare, Odise Roshi ka arritur të gjejë golin në Turqi, teksa ka gjetur edhe rrugën e rrjetës në sfidën që Boluspori po luan ndaj skuadrës kryesuese të kampionatit turk, Ankaragucu.
Në minutën e 14-të, mesfushori fierak tundi rrjetën, teksa i dha avantazhin skuadrës së tij.
Ky ishte goli i parë për Roshin me fanellën e Bolusporit në Ligën e Parë turke, ndërsa në të kaluarën ka dhuruar edhe dy asistime. Një prej të cilëve u regjistrua në ndeshjen e kaluar të Boluspor dhe ishte pikërisht për Bekim Balajn.
Aktualisht, goli i Roshit është barazuar nga Ankaragucu që është skuadra kryesuese e Ligës së Parë turke, ndërsa Boluspor për momentin mban vendin e 14-të.
/f.a/abcnews.al