Rudina Dembacaj habit me deklaratën: Ju betohem, kam blerë gjithë jetën rroba të lira

schedule11:40 - 14 Maj, 2022

schedule 11:40 - 14 Maj, 2022

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj ka spikatur gjithmonë për sinqeritetin e saj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme në “Style Star Show”, ku ajo ka qenë pjesë e jurisë.

Në një moment teksa vlerësonte një nga konkurentët në garë, Rudina ka thënë hapur se dikur edhe ajo është veshur me rroba të lira, por që ndihej shumë mirë. Madje, ka theksura se më mirë se tani që vishet me firma të shtrenjta.

“Mendoj që stili mund të vijë me gjëra shumë të lira. Mund të vijë me gjëra pambuku, të sajuara vetë. Do ju marrë shembull motrën time, që me lecka të vishet ka aq shumë stil sa ti nuk e kupton fare se ku i ka blerë. Ju betohem se unë kam blerë gjithë jetën rroba të lira, por edhe shumë të lira dhe jam ndjerë gjithmonë mirë, përkundrazi jam ndjerë shumë fashion. Më fashion atëherë se sa sot që kujdesem të kem për statusin marka, apo prit se duhet të jetë cilësore”, u shpreh Rudina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!