Mbi 100 spitale janë shkatërruar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës

schedule15:56 - 13 Maj, 2022

schedule 15:56 - 13 Maj, 2022

Trupat ruse kanë shkatërruar 101 objekte të kujdesit shëndetësor dhe kanë dëmtuar 570 të tjera që nga fillimi i luftës, sipas një deklaratë të kryetari të  komisionit parlamentar të shëndetësisë të Ukrainës, Mykhaylo Radutskyy, shkruan BBC.

Deputeti pretendon se sulmet nuk ishin aksidentale dhe se godinat e kujdesit shëndetësor ukrainas kanë qenë objektiva të ushtrisë ruse gjatë gjithë konfliktit.

“Ushtria ruse po shënjestron infrastrukturën shëndetësore. Ata nuk po kërkojnë më të pushtojnë territoret tona, por duan të shkatërrojnë të gjitha objektet shëndetësore me sulme me raketa dhe bombardime.

Duke i lënë qytetarët tanë pa spitale, pa maternitete, pa kujdes mjekësor dhe pa mjekë, kjo është pjesë e gjenocidit të popullit ukrainas”, shtoi ai.

Zyrtarët thanë se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në një maternitet dhe spital për fëmijë në qytetin e Mariupol në mars .

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!