Lajmet se Rusia mund të ndalojë furnizimin e saj me gaz në Finlandë sipas një gazete finlandeze Iltalehti, janë të rreme, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, shkruan BBC.
“Me shumë mundësi, ky është një tjetër mashtrim i gazetave,” tha ai, duke shtuar se Gazprom mbeti një furnizues i besueshëm i gazit.
Gazeta finlandeze Iltalehti raportoi të enjten, duke cituar burime të paidentifikuara, se politikanët e vendit ishin paralajmëruar se Rusia mund të ndalonte furnizimin me gaz për fqinjin e saj të premten.
Rusia ka thënë se do të detyrohet të ndërmarrë “hapa hakmarrëse” lidhur me lëvizjen e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n. Finlanda ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë. Deri më tani, ajo ka qëndruar jashtë NATO-s për të shmangur antagonizimin e fqinjit të saj lindor.
/abcnews.al