“Miliona njerëz do të vdesin nga uria për shkak të bllokimit të porteve”

schedule14:09 - 13 Maj, 2022

schedule 14:09 - 13 Maj, 2022

David Beasley, kreu i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar se Vladimir Putin duhet të rihapë portet e Ukrainës në Detin e Zi, shkruan skynews.

“Miliona njerëz në mbarë botën do të vdesin për shkak të bllokimit të porteve,” tha zyrtari i OKB.

Ukraina është një eksportues jetik i drithërave, si gruri, misri dhe elbi, si dhe i vajit të lulediellit.  Por pjesa më e madhe e të korrave të saj janë bllokuar për shkak të pezullimit të portit të Odesës dhe porteve fqinje nga rusët.

Beasley tha se portet duhet të jenë funksionale brenda 60 ditëve ose ekonomia e Ukrainës, e cila dominohet nga bujqësia do të shkatërrohet.

Nëse nuk zgjidhet dhe nuk hapet kjo çështje e portit, ekonomia e Ukrainës shembet plotësisht. Ajo nuk do të ketë dalje në det si Moldavia dhe portet janë kritike.”

Në vitin 2021, produktet bujqësore përbënin 41% të eksporteve totale të Ukrainës.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!