Në Shkodër sipas Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ndodhet një pol i rëndësishëm i arsimit profesional. Në një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës “Hamdi Bushati” Klosi tha se kërkesat nga strukturat akomoduese për të punësuar profesionistë sa vijnë e rriten.
“Arsimi Profesional, mbetet një nga mundësitë më të mira për punësimin e të rinjve që zgjedhin të profilizohen kryesisht në fushën e shërbimeve“.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi iu tha nxënësve të degës së hoteleri-turizmit në shkollën profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër se kërkesat për të punësuar profesioniste sa vijne e rriten.
Kërkesat sipas ministrt të Turizmit dhe Mjedisit nuk vijnë vetëm nga strukturat akomoduese në Shkodër, Velipojë, Shëngjin, por dhe nga vende te rajonit si Mali i Zi dhe Kroacia. /abcnews.al