Ajax nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Erik ten Hag, i cili në fund të sezonit kalon te gjigantët e Manchester United.
Alfred Schreuder është i përzgjedhuri i holandezëve. Trajneri aktual i Club Brugge ka pranuar propozimin e Ajax, ku më parë ka qenë ndihmës i ten Hag.
“Ajax, Club Brugge dhe Alfred Schreuder kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij te Ajax. Schreuder do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare.
Kontrata do të nisë nga përfundimi i këtij sezoni dhe do të mbarojë më 30 qershor 2024. Në marrëveshje ka edhe një opsion për një sezon të tretë”, njofton klubi holandez. / abcnews.al
Welcome back, boss! #ForTheFuture ⚪️?⚪
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 12, 2022