Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha sot në Kuvend se ka abuzime të shumta në tenderin e rrugës Korçë-Ersekë.
Gjatë fjalës së tij Salianji iu referuar denoncimeve të qytetarëve, ndërsa bëri të ditur se është rritur me 17 milion euro për 9 % të punimeve në këtë aks, ndërkohë që qytetarët nuk kanë marrë shpronësimet për metrat e tyre.
“Ndërkohë që rritet me 17 milion euro për 9% të punimeve rruga Korçë-Ersekë më shkruajnë qytetarët që nuk kanë marrë akoma shpronësimet për 200 metra, dikush 300.Nuk i marrin paratë e shpronësimeve, por për oligarkët ka”, tha ai.
Depiteti doli edhet për një denoncim tjetër në Ministrinë e Brendshme. “Ndërkohë që dilja këtu më sillnin një denoncim tjetër se si Ministria e Brendshme, i kishte dhënë tenderin një kompanie që kishte 300 mijë euro më pak ofertë, po ndërkohë Komisioni i Prokurimit i jepej një kompanie që kishte 300 e ca mijë euro më shumë.
Këtu diskutohet se si ndahet paraja, keqpërdoren asetet shtetërore në funksion të PS dhe si të mbulohen në media dhe t’i hidhet hi syve shqiptarëve sikur në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë”, tha Salianji. g.v/abcnews.al