Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Parma, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ju gjetën 10 doza kokainë gati për shitje.
Arrestimi i shqiptarit u bë gjatë një kontrolli në rrugë. I riu shqiptar edhe pse ishte me dokumenta të rregullta shfaqi shenja nervozizmi në momentin që u ndalua nga karabinierët, kjo shtoi dyshimet tek këta të fundit të cilët nisën kontrollin e imtësishëm të mjetit me të cilin ai lëvizte.
I riu shqiptar e kishte fshehur kokainën në xhepat e makinës.
/Abcnews.al/