Vazhdojnë bisedimet mes Borussia Dortmundit dhe Ajaxit për Sebastien Haller. Të paktën kështu raporton “Sport 1”.
Sipas burimit në fjalë klubi gjerman pas largimit të Erling Haaland është ende në kërkim të një qendërsulmuesi me peshë, duke qenë se Adeyemi i zyrtarizuar ditët e fundit ka të tjera karakteristika.
Në këtë mënyrë Borussia Dortmund ka avancuar me bisedimet për lojtarin e Ajax, me Sabastian Haller që është kthyer në objektivin e tyre.
Haller ka shënuar 34 gola në 42 ndeshje këtë sezon, duke e mbyllur sezonin e tij të parë në Champions League me 11 gola në 8 ndeshje. /f.a/abcnews.al