“Zgjedhja e presidentit të ri do të prodhojë përçarjen në Partinë Demokratike”, tha në studion e Abc Live, analisti Neritan Alibali.
Alibali thotë se Rithemelimi” i Berishës nuk do ta njohë propozimin e kandidatit për president nga grupi parlamentar i PD dhe anasjelltas.
Kjo do të theksojë konfliktin brenda PD-së, sipas Alibalit.
Lexo edhe: Përfundon mbledhja, Alibeaj: Deputetëve iu kërkova kriteret e Presidentit, të hënën mbledhja tjetër
“Procesi i zgjedhjes së presidentit do të prodhojë përçarje në PD. Rithemelimi nuk e njeh Alibeajn si kryetar grupi. Paradoksi do të jetë aq i madh, pasi një kurrë një kandidat i sugjeruar nga Alibeaj nuk do të pranohet nga Berisha dhe e kundërta. Rithemelimi nuk e njeh Alibeajn si drejtues të PD. Opozita nuk është e unifikuar për të propozuar kandidatët e vetë, nuk bien dakord për kriteret. Interesi i Ramës është ti qëndrojë kritereve deri në momentin që të akuzojë opozitën se nuk arriti të sugjerojë kandidatë”, u shpreh analisti në Abc Live.
Pse nuk ka ende emra konkret për presidentin e ri?
Alibali thotë se opozita dhe mazhoranca janë përqendruar te kriteret dhe kushtet që duhet të ketë kandidatit për president. Sipas Alibalit faza e kritereve ka mbaruara. Nuk ka kohë për kritere.
“Nuk mendoj që opozita dhe maxhoranca duhet të qëndrojnë te kriteret, kjo kohë ka kaluar. Duhet te ofrojnë emrat vetë, pasi çdo kandidat ka kritere me vete. Nëse do mbytemi te kriteret e kandidateve nuk kemi arritur asgjë. Që në vitin 2002 ka qenë tradita që palët ofronin kandidate të cilët kishin kriteret sipas tyre. Procesi edhe pse ka filluar nuk ka pasur asnjë rezultat. Të gjithë presidentët e republikës së Shqipërisë i kanë lënë të pakënaqura palët të cilat i kanë propozuar apo votuar”, tha analisti në Abc Live./abcnews.al/

