Një i burgosur në burgun e Drenovës ka konsumuar një sasi ilaçesh dhe më pas është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Abc mëson se pas kurimit në spital, dyshohet se ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, mjet i cili i është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve.
Shtetasi A.H. është arrestuar për vjedhje, ndërsa ka qenë në paraburgim, por për shkak të thyerjes se sigurisë ai u fut në regjim. Mësohet se do të procedohet për nenin 324/a të kodit penal për futjen e sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Detaje të tjera nga kjo ngjarje pritet të zbardhen nga hetimet e mëtejshme.
/abcnews.al