Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, në një apel nga Strasburgu, u kërkon 28 vendeve anëtare të BE, të kontribuojnë për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris.
Gjatë një sesioni plenar para zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian, Tusk deklaroi se solidariteti i gjithë vendeve anëtare me kombin francez është shumë i rëndësishëm.
“Dje ishte një dite e tmerrshme për të gjithë, ndaj Franca ka nevojë për solidaritet”, u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian nga kryeqendra franceze e Bashkimit Evropian.
Edhe Presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker u shpreh se Komisioni Evropian do të mbështesë përpjekjet e Francës për rindërtimin e katedrales në zemër të Parisit./abcnews.al