Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha në emisionin “Opinion” se menaxhimi i parkut të Butrintit nuk do të jetë një formë konçensioni.
Ajo pohoi se shteti shqiptar është palë në këtë menaxhim dhe se Ministria e Kulturës është anëtare e bordit.
“Absolutisht nuk është asnjë formë konçensioni. Shteti shqiptar është palë në krijimin e një fondacioni bashkë me partnerin që është Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.
Ligji për trashëgiminë i njeh të drejtët shtetit për të menaxhuar sitet e veta nëpërmjet një orgnizate dhe është një OJF.
Të dy partnerët vendosin fondet e tyre. Butrinti ka një fond të akumuluar prej gati 10 vjetësh, 2.1 milionë dollarë. Ndërkohë partneri vendos pak më shumë se 5 milionë dhe këto arrijnë të çojnë përpara një plan biznesi për 10 vjet”, tha Margariti.