Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili ka aksidentuar një të mitur duke drejtuar automjetin e tij.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë D.Sh, 20 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar.
11-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/