TIRANË – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku disa fëmijë teksa luanin poshtë pallatit kanë shpëtuar mrekullisht nga një vazo lulesh që dyshohet se u hodh nga një qytetar që banonte në pallatin ngjitur.
Ngjarja është shënuar më datë 17 Prill të këtij viti, ku fëmijët shihen teksa luajnë me top poshtë një pallati. Për një moment një vazo lulesh shembet mbi beton shumë pak centimetra nga kokat e fëmijëve. Paraprakisht dyshohet se vazoja e luleve u hodh qëllimisht për shkak të zhurmës që bënin fëmijët.
Për fat të mirë asnjë nga fëmijët nuk është dëmtuar, ndërsa nuk dihet nëse policia ka nisur hetime lidhur me këtë ngjarje të rëndë. /abcnews.al/