Familja Balwdin po zgjerohet, gruaja e aktorit të famshëm zbulon gjininë e fëmijës që pret

schedule10:06 - 10 Maj, 2022

schedule 10:06 - 10 Maj, 2022

Familja Baldwin do të mirëpresë në jetë një vajzë. Bashkëshortja e aktorit të famshëm Alec Baldwin, Hilaria zbuloi të hënën se ata janë në pritje të një vajze. Lajmin e ëmbël e bëri me dije përmes një videoje që ndau në Instagram, ku shfaqet e gjithë familja.

“Ka qenë gjithmonë argëtuese dhe kuptimplotë për mua të zbuloja se cila është gjinia e foshnjës sime, megjithatë, ndërsa rritem dhe mësoj, dua ta bëj pak më ndryshe këtë herë. Çfarë do ta bëjë fëmijën tonë një person të dashur? Çfarë ka rëndësi?

Hilaria Baldwin në Instagram

Çfarë do t’i bëjë ata të ndihen të rëndësishëm, të lirë dhe krenarë?”, shkruan Hilaria krahas videos. “Ndoshta asgjë që ne mund të përcaktojmë. Ne vetëm mund t’i udhëzojmë, inkurajojmë shpirtin e tyre, dëgjojmë, ndajmë përvojat tona dhe mësojmë prej tyre, ndërsa shikojmë udhëtimin e tyre.

Mund të ofrojmë një jetë sa më të mirë por pjesa tjetër i takon fëmijës tonë që të zbulojë veten e tij unike. Unë ndaj me ju shpresat dhe dëshirat e familjes sonë, inkurajimin dhe këshillat për foshnjën tonë të re. Ndjej shumë gëzim duke parë këta fëmijë, të cilët janë të mbushur me dashuri dhe mençuri”, tha ajo.

 

/abcnews.al