Britney Spears dhe Sam Asghari janë gati për të ecur drejt altarit. 28 vjeçari njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale se ai dhe këngëtarja e njohur kanë caktuar datën e martesës. “Jetët tona kanë qenë një përrallë reale”, shkroi ai mbi një foto kur dyshja u fejuan në shtator.
“Gëzuar Ditën e Nënës për ty që së shpejti do të bëhesh mbretëresha ime. Gjithashtu dita e madhe është caktuar! Por askush nuk do ta dijë deri ditën e nesërme”, ka shkruar ai duke mos zbuluar se kur kanë vendosur që të lidhin kurorë.

Këngëtarja ka nënkuptuar se dasma pritet të mbahet shumë shpejt pasi ka zbuluar se si do të duket fustani i bardhë. Kujtojmë që ikona e muzikës pop është në pritje të ëmbël. Sam dhe ajo do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë. Këngëtarja ka dhe dy djem nga martesa e saj e mëparshme.

/abcnews.al

