Një 51-vjeçare nga Korça ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit.
Bashkëshorti i 51-vjeçares Albana Saliçe, Edmond Saliçe ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar.
Edison Saliçe: Bashkëshortja erdhi në orën 3:15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë, EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.
Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrova në kartelë në shërbimin e urgjencës. S’kam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do t’i vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi.
Zoti Saliçe thase bashkëshortja e tij ndërroi jetë në gjumë.
Mjeku i cili e mjekoi 51-vjeçaren ndodhet në drejtorinë e policisë dhe po jep sqarimet në lodhje me ngjarjen.
/abcnews.al/