Lufta në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së: Thellësisht i shqetësuar

schedule08:51 - 7 Maj, 2022

schedule 08:51 - 7 Maj, 2022

Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i Sigurimit për herë të parë ka rënë dakord për një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë, madje edhe Moska dha miratimin e saj.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, dy muaj pas marshimit të Rusisë në Ukrainë ka rënë dakord për herë të parë në një pozicionim të përbashkët në lidhje me luftën. Instanca më e lartë e OKB-së deklaroi njëzëri, madje edhe me miratimin e vendit sulmues, Rusisë, se ekziston një “shqetësim i thellë” për konfliktin në Ukrainë. Në të njëjtën kohë Këshilli i Sigurimit vlerësoi përpjekjet për ndërmjetësim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Do të rivihet në lëvizje diplomacia?

Kjo deklaratë shihet si deklarata më e dobët e mundshme e kësaj instance, por edhe si një shenjë shprese, që të vihet në lëvizje diplomacie në OKB. “Pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me presidentin rus, Vladimir Putin ky është një sinjal, se Rusia dhe perëndimi janë të gatshëm t’i japin Guterres një shans për diplomacinë e ecejakeve”, tha eksperti i OKB-së” Richard Gowan nga thinktanku Crisis Group.

Rusia pas marshimit në Ukranë i kishte penguar të gjitha nismat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me luftën me veton e saj. Diplomatët perëndimorë flasin për ndarje të thella në komunikimin e përditshëm me përfaqësuesit e Moskës. Në Këshillin e Sigurimit bëjnë pjesë 5 anëtarë të përhershëm dhe fuqi me veto, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, si edhe 10 vende me vend jo të përhershëm./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!