Një autobus me 23 civilë është larguar i nga fabrika e rrethuar e çelikut të Mariupolit Azovstal, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Ky është autobusi i tretë që thuhet se është larguar nga vendi sot, duke e çuar numrin total të civilëve të evakuuar nga Azovstal në orët e fundit në 48.
Lexo edhe: Ukraina pretendente kryesore për të fituar Eurovisionin, 1 nga këngëtarët ka mbetur në luftë
Midis të evakuuarve ka edhe fëmijë, shkruan BBC.
Sipas TASS, ka plane që një autobus i katërt të niset nga fabrika e çelikut përpara se korridori humanitar të mbyllet në orën 21:00 lokale (18:00 GMT)./abcnews.al/ 3