Shqipëria dhe Kosova po përgatisin mbledhjen e radhës të përbashkët të dy qeverive. Lajmi është konfirmuar nga koordinatori kombëtar i dy qeverive Fatmir Limaj. Sipas tij fokusi në këtë mbledhje do të jetë plani i kryeministrit të Shqipërisë Rama, për atë se ku do të jetë Kosova e Shqipëria në të ardhmen.
Pavarësisht marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor për heqjen graduale të tarifave të roamingut, Kosova dhe Shqipëria kanë vazhduar punën në finalizimin e heqjes së tërisishme të tarifave në qershor të këtij viti.
Këtë e konfirmoi edhe një herë zv.kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj i cili është edhe koordinator kombëtar i dy qeverive.
Ai tha se janë në rrugë të mirë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë përjashtuar atë të heqjes së kufijve ndërmjet dy vendeve për shkak të obligimeve që ka Shqipëria ndaj BE-së pas liberalizimit të vizave.
Ka shfaqur shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve të mëhersme.
Ndërsa janë duke u përgatitur për mbledhjen e radhës së dy qeverive që kësaj radhe do të mbahet në Shqipëri.
Kosova dhe Shqipëria në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive ndër vite kanë nënshkruar marrëveshje të cilat kishin për qëllim qeverisje të përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik. /abcnews.al