Si ndodhi aksidenti tragjik në Shkodër? Motori dhe makina “fluturonin”, u përplasën kokë më kokë

schedule12:52 - 6 Maj, 2022

schedule 12:52 - 6 Maj, 2022

SHKODËR – Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që u kushtoi jetën dy turistëve nga Polonia. Ata po udhëtonin me një motor shumkubikësh ku në zonën e Kryebushatit u përplasën me një makinë tip “Golf V” dhe për pasojë humbën jetën.

 

Burime për ABC bëjnë të ditur se viktimat janë Waldemar MakoWski dhe Marta MakoWska. Ata po iknin nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i makinë po shkonte për në Shkodër.

Ka dyshime se motori ka kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me makinën. Te dy drejtuesit kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. /abcnews.al/