Ndërkohë që ndodhet në Britaninë e Madhe, kryeministri japonez Fumio Kishida ka njoftuar sanksionet e radhës kundër Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Më konkretisht, emrat e 140 njerëzve të tjerë do të shtohen në listën e atyre që do t’u ngrihen asetet. Ndërkohë, embargoja e eksporteve do të zgjatet për 70 organizata të tjera dhe kompani të mëdha ruse në vend. Më specifikisht, sanksionet shënjestrojnë kompanitë e teknologjisë së lartë që kanë mundësi të aplikohen në ambiente ushtarake.
Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri japonez bëri po ashtu të ditur se vendi i tij do të përdorë bërthamorë për të reduktuar varësinë nga energjia ruse. Japonia mbështetet shumë në gazin rus, sidomos, pas mbylljes së reaktorëve bërthamorë pas katastrofës në Fukushima dhe cunamit të vitit 2011.
Megjithatë, ndërsa pret zgjedhjet dhe rritja e çmimeve të energjisë po shtrydh buxhetet e votuesve, Kishida tha se energjia bërthamore do të jetë pjesë e politikave të ardhshme në këtë sektor.
Sipas kryeministrit japonez, Japonia do ta trajtojë “natyrën e cenueshme të vetë-mjaftueshmërisë së saj energjetike” duke zgjeruar burimet nga të cilat blen energjinë, duke promovuar burimet e rinovueshme të energjisë dhe duke përdorur energjinë bërthamore për të diversifikuar burimet e saj. ” /abcnews.al/