Zhaklin Lekatari: Meshkujt shqiptarë kanë probleme me seksualitetin e tyre

schedule22:30 - 12 Prill, 2019

schedule 22:30 - 12 Prill, 2019

E ftuara e tretë në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, në ABC News ka zhvilluar një bisedë të quajtur “tabu” sipas saj për shoqërinë shqiptare. Ajo ka folur për seksin dhe shoqërinë shqiptare.

Aktiviste për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Grave, blogere e gazetare, Zhaklin Lekatari ka treguar se sipas një studimi të fundit të zhvilluar nga INSTAT, meshkujt dhe femrat shqiptare, kryejnë marrëdhënien e parë seksuale në moshën 24 vjeç për meshkujt dhe 26 vjeç për femrat.

Një studim i fundit nga INSTAT, për të cilën është folur shumë muajt e fundit, ka treguar që mosha e marrëdhënies seksuale te shqiptarët përkon me moshën e martesës, 24 vjeç te burrat dhe 26 vjeç te gratë, pra marrëdhënia e parë seksuale për ta përkon me martesën dhe kjo është shqetësuese”, tha ajo.

Pyetjes së gazetarit Mustafa Nano se sipas saj, cilët nga dy gjinitë, janë më të ndrojtur në marrëdhëniet seksuale në shoqërinë shqiptare, blogerja u përgjigj:

“Të dyja gjinitë janë të ndrojtura për arsye të ndryshme, por meshkujt më shumë. Ata kanë probleme me seksualitetin e tyre. Janë shumë të ndrojtur dhe të friksuar. Kjo vjen për shkak të roleve të tyre gjatë rritjes. Ata rriten duke u mësuar të mos qajnë, të mos tregojnë emocione, që duhet të zotërojnë gruan, duhet të jenë të fortë etj., kjo gjë ata i ndrydh.

Nga ana tjetër kemi femrën, e cila mesazhet që merr në lidhje me këtë çështje janë se duhet të jenë seksi, të bukura, mikluese, por nga ana tjetër seksualiteti i tyre dënohet dhe duhet ta mbajnë të fshehur. Si rezultat kemi çiftet shqiptare që kanë probleme të mëdha komunikimi me njëri-tjetrin. Ata më pas nuk kanë marrëdhënie seksuale cilësore, por të deformuar e kaotike, janë të painformuar, qoftë në marrëdhënie seksuale qoftë në atë emocionale. Janë të obsesionuar ndaj dhe kemi divorce në rritje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!