Elvis Plori, trajneri i Vllaznisë, pas ndeshjes kundër Dinamos që përfundoi 0-0, në emisionin Gol pas Goli në Supersport tha:
“Kur ke aq shumë raste dhe nuk shënon, atëherë nuk ke cilësi. Por nuk ka justifikim, duhet të gjejmë qetësinë dhe të heqim presionin. Këtu bëhet diferenca me sulmuesit që dinë të shënojnë dhe ata që nuk dinë”.
“Penalltia në rastin e Imamit? Është në dorë të gjyqtarëve dhe VAR, u justifikua si dorë e pavullnetshme, por krahu është i hapur dhe është penallti”.
“Ishte një ndeshje ndryshe nga të tjerat dhe ne luftuam deri në fund. Rrezikuam për të fituar, pasimi i fundit nuk ishte i duhuri. Sulmuesit prisnin pasimin e fundit, por nuk iu shkoi topi. Dita e sotme ishte një goditje për ne, luanim me Dinamon në fundin e tabelës dhe nuk kemi bërë mirë që nuk fituam ndeshjen”.
“Djurdjevic dhe Latifi nuk ishin, nëse na mungojnë dy lojtarë që shtyjnë topin atëherë ndjehet. Nuk jam ankuar asnjëherë. Aralica u ndje i lodhur dhe nuk kisha më kë ta zëvendësoja”, përfundoi Plori. / abcnews.al