Memorial për policët e rënë në krye të detyrës

schedule16:00 - 5 Maj, 2022

schedule 16:00 - 5 Maj, 2022

Në ditën e Dëshmorëve të Atdheut, në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia përkujtimore, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për efektivët e rënë në krye të detyrës.

Aty u vendos edhe Memoriali i ri i Dëshmorëve të Policisë, me emrat e 225 efektivëve dëshmorë.

Në aktivitet morën pjesë drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Drejtori Gledis Nano tha se me këtë memorial vendit i shtohet edhe një tjetër vepër kujtesës kombëtar

Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli për ligjin e posaçëm nga i cili përfitojnë edhe fëmijët dhe familjet e dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Nga sot, eshtrat e tre policëve të rënë për shkak të detyrës do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve.

Ata janë Elham Elezaj, ish-komandant i repartit Rene i vrarë në korrik të 98-ës gjatë një aksioni për një pengmarrje në zonën e Oxhakut në Tiranë, Rufan Hakrama dhe Artan Cuku, ish-drejtuesi i policisë i vrarë në 2017-ën në hyrjen e pallatit ku ai banonte në kryeqytet.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!