“Rrëfehet i penduari i “Ndrangheta-s”, Karamuço: Nuk është ministri i parë i përfshirë, SPAK ka nisur lëvizjet

schedule13:05 - 5 Maj, 2022

schedule 13:05 - 5 Maj, 2022

Mediat italiane një ditë më parë kanë publikuar disa detaje të reja që kanë dalë në dritë pas një deklarate të të penduarit të drejtësisë në lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane.

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço në një intervistë të dhënë për ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me këto detaje që tregojnë përfshirjen e një ish ministri të Brendshëm shqiptar në grupin e Ndranghetas.

Karamuço në fjalën e tij është shprehur se kjo është hera e dytë që emri i një ministri shqiptar del në këto dokumente si një i përfshirë në këtë rrjet trafikantësh.

LEXO EDHE:“Ka bekimin e tij”, rrëfehet i penduari i “Ndrangheta-s”, kush është ministri shqiptar i afërmi i të cilit trafikoi drogë mafiozët

Sot është vënë në lëvizje SPAK për të komunikuar me autoritetet e anti-mafias italiane për të parë periudhën që bëhet fjalë për të zbardhur se për cilin ministër bëhet fjalë. Nuk është hera e parë që ne dëgjojmë nga të penduar të mafias qoftë Cosa Nostra, qoftë Ndrangheta  dhe të Camorrës që flasin për mbështetje të autoriteteve shqiptare bëjnë ndaj trafikantëve të drogës. Është hera e dytë që e dëgjojmë këtë në lidhje me një ministër, herën e parë u hetua dhe nuk u prodhua nga ana e gjykatave italiane por kësaj here duhet që të hetohet më në kompleks pasi flasim për një të penduar që në Itali janë një entitet i shenjtë perintencial. Kujtojmë se nga një dëshmi e të penduarit Tomas Roboshetës u arrestuan rreth 300 veta në Itali, mbase ky është një rast që ne duhet që të ndjekim shembullin e Italisë dhe pse jo të arrestojmë dhe ne nja 300 veta të përfshira në këto grupe.

Sa të joshur janë dhe sa biem pre ne si autoriteteve karshi grupeve kriminale. Ndrangheta ka një numër të madh të ardhurash shifra e të cilave shkon  deri në 45 miliardë dollarë të ardhura ndërsa i joni është 5 miliardë dollarë, që do të thotë një ofertë e madhe dhe mund të blesh këdo.  Çështja është a e kanë të vështirë këto për të blerë autoritetet tona, që nga një polic apo deri te një ministër, i një linje të caktuar që garanton për garancitë e tyre, ne duhet që të shikojmë integritetin e këtyre personave në 30 vite, kjo është një pikëpyetje shumë e madhe.

Edhe belgët që janë nivel i lartë integriteti, paguhen e korruptohen, ndaj çdo dy javë ndërrohen punëtorët e kontenierëve, ku nuk janë vetëm shqiptarë, aty janë edhe nga Holanda, Gjermania etj. Edhe në portet e Spanjës, Francës ka boll probleme, është ai i Kalabrisë që ka probleme me këto ngarkesa që janë kapur me tonelata, porta jonë është një tjetër problem pasi është një pikë hyrëse iu tonelatave, ku na është marrë parasysh nga Ndrangheta”, është shprehur ai.

Gjithashtu profesori ka folur dhe në lidhje me krimin e organizuar që shqiptarët ushtrojnë nga Dubai, ku thekson se ekstradimi i tyre ndodh vetëm në rast të përfshirjes së tyre në terrorizëm dhe jo në veprat e tjera penale.

Para dy ditësh ka dalë një liste me 17 biznesmenë shqiptarë që kanë ndërtime dhe thuhet se janë futur aksione në bankat e nivelit të dytë në Dubai, por di që dhe Italia që ka marrëveshje ekstradimi vetëm në çështjen e terrorizmit mund të ndodhë ekstradimi dhe jo në rastet e tjera. Një gjë e tillë është ngritur dhe si problem në parlamentin italian, aty është kthyer si një oaz strehimi për këto personazhe të krimit. Ka ardhur momenti që “imuniteti” i tyre të marrë fund pasi këto personazhe krimi komunikojnë dhe komandojnë të gjithë jetën e trafiqeve nga Amerika Latine dhe në vendet e tjera”, ka thënë ai ndër të tjera./ abcnews.al