Një 34 vjeçar ka denoncuar në polici bashkëshorten e tij e cila ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Delvinë, ku 34 vjeçarja H.Sh. është kallëzuar në polici nga bashkëshorti i saj për dhunën psikologjike të ushtruar ndaj tij.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, banues në Delvinë, në ngarkim të shtetases H. Sh., 34 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, se 34-vjeçarja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al