Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PD-së, “Rithemelimi”: Nul, për presidentin vendos Këshilli Kombëtar

schedule11:30 - 5 Maj, 2022

schedule 11:30 - 5 Maj, 2022

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që është thirrur ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj. Për Luçiano Boçin, mbledhja e sotme është nul pasi, siç shprehet ai, qëndrimin politik të PD-së për çështjen e presidentit e vendos Këshilli Kombëtar.

Ndërsa thotë për Alibeajn se “ka tagrin e Ramës”, Boçi kërkon që nga ky moment e në vazhdim të mblidhet Kryesia e Grupit për të diskutuar në lidhje me mbledhjen e Grupit Parlamentar.  Ai sqaron se nuk bëhet fjalë për bojkot, por “grupi nuk mund të mblidhet kur e kërkon Rama-Balla.

REAGIMI



“Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.
Është nul për dy arsye:
Së pari:
Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.
Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.
Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.
Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.
Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.
Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.
Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.
Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!