TIRANË – Janë publikuar pamjet e dy të miturve nga Elbasanit gjatë “aventurës” së tyre në Tiranë. Ata janë gjetur nga policia ndërsa sot ndodhen në policinë e Elbasanit ku edhe pritet të merren në pyetje për të zbardhur më shumë rrethana.
Dy fëmijët u arratisën ditën e shtunë në drejtim të Tiranës. Videoja është kapur në zonën e ‘Shkollës së Bashkuar’ në Tiranë pasditen e djeshme.
Zhdukja e të miturve është denoncuar ditën e shtunë, kur ata janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer më në shtëpi. Vajza dhe djali kishin kohë që mblidhnin lekë sipas dëshmisë së bashkëmoshatarëve të tyre dhe e kishin planifikuar këtë gjë. /abcnews.al/