Mosmarrja e një përgjigjeje nga autoritetet ka shaktuar tensione në burgun 313, ku Aleksandër Murataj dhe miqtë e tij janë revoltuar dhe dyshohet për përplasje me policinë e Burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i ka miratuar lejen Aleksandër Muratajt që të marrë pjesë në varrimin e të vëllait Admir Murataj.
Ka patur tensione mesditën e të premtes ne burgun 313, pasi autoritetet nuk kanë lejuar Aleksandër Muratajt, për të marrë pjesë në varrimin e të vëllait Admir Muratajt, të vrarë tre ditë më parë pas grabitjes në Rinas. Vendimi i autoriteteve të burgjeve për të mos lejuar Aleksandër Muratajn është shoqëruar me arsyetimin se fshati Cermë i Tropojës, aty ku në mesditë iu dha lamtumira e fundit 47 vjecarit Murataj, është shumë larg dhe se subjekti që kërkonte leje ka rrezikshmëri të lartë dhe se rrezik mund të ketë dhe jeta e personelit policor që mund ta shoqëronte për në Tropojë.
Vendimi për të mos i dhënë lejë Aleksandër Muratajt është shoqëruar më tensione në burgun e sigurisë së lartë nr.313 në Tiranë. Bashkëvuajtësit e Aleksandër Muratajt janë rebeluar pas vendimit të Drejtësisë së Përgjithshme të Burgjeve për të mos i dhënë lejë për të qenë në varrimin e vëllait. Dyshohet se Aleksander Muarataj dhe miqt e tij janë përplasur policine e burgjeve. Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët ishin të shumtë në numër dhe qëndronin në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në kryeqytet.
Policia kishte marë të gjitha masat për shoqërimin e Alerksandër muratajt në tropojë që ti jepote lamtumirën e fundit të vellait Admir murataj. Aleksandër Murataj ndodhet në burgun 313 ku vuan dënimin me 16 vite për grabitjen e 2 milionë eurove nga blindat në Rinas, ndërsa për të gjithë grupin në total Gjykata dha 127 vite burg./abcnews.al