Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbipopullimi i burgjeve/ Ministri Gogu flet për uljen e paraburgimeve dhe kushtet në burgje

schedule15:07 - 1 Qershor, 2026

schedule 15:07 - 1 Qershor, 2026

Numri i të paraburgosurve në vend vijon të mbetet më i lartë se ai i personave që vuajnë dënimin me vendim të formës së prerë, një situatë që prej vitesh konsiderohet një nga sfidat kryesore të sistemit penitenciar shqiptar. Shqetësimi është ngritur vazhdimisht edhe nga Avokati i Popullit dhe organizma ndërkombëtarë, të cilët kanë rekomanduar uljen e mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit, përmirësimin e kushteve dhe zgjerimin e përdorimit të masave alternative ndaj arrestit.

Duke komentuar këtë problematikë nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Pojskë, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se pesha e paraburgimeve mbetet e lartë dhe tha se adresimi i saj kërkon jo vetëm ndërhyrje në sistemin penitenciar, por edhe një qasje të ndryshme në vendimmarrjen gjyqësore.

Ministri tha se gjithashtu se janë marrë në shqyrtim rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare, ndërsa po punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe të shërbimeve, veçanërisht atyre shëndetësore, në institucionet e vuajtjes së dënimit.



Në këtë kontekst, Gogu u ndal edhe te projektligji për amnistinë penale, i cili tashmë ndodhet në Kuvend dhe pritet të diskutohet në komisionet parlamentare.

Vizitën në Pojskë, ministri i Drejtësisë e zhvilloi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke përcjellë mesazhin se drejtësia nuk duhet të shihet vetëm si mekanizëm ndëshkimi, por edhe si mundësi rehabilitimi dhe riintegrimi për personat që vuajnë dënimin, me synimin për t’i rikthyer ata pranë familjes dhe shoqërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!