Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarrfikës prej 30 vitesh, Kapaj: E bëj punën me dashuri

schedule18:29 - 4 Maj, 2022

schedule 18:29 - 4 Maj, 2022

Luan Kapaj ka 30 vjet që punon si zjarrfikës.

Sot përkujton ditën ndërkombëtare të zjarrfikësve dhe historinë që e motivoi të ndjekë këtë profesion.

Përkujton këtë ditë për nder të 4 zjarrfikësve australianë që dhanë jetën duke fikur zjarrin në një pyll.



Thotë se këtë punë e bën me pasion pasi shpëton njerëzit apo dhe mjedisin nga zjarri.

“E dashuroj këtë shërbim e bëj punë me dashuri në mision të njerëzve vëmë vetën në rrezik për të shpëtuar të tjerët”, thotë Luan Kapaj.

Me një përvojë prej 3 dekadash, kërkon që shërbimi zjarrfikës në Vlorë të këtë pajisje sa më cilësore.

“Zjarri në Karaburun vjet na bëri të kuptojmë që ky shërbim ka më shumë nevojë për mjete cilësore dhe njerëz të specializuar”, shprehet zjarrfikësi.

Heronj si Luani duhen pajisur me mjete e nevojshme që betejat me flakët, ti fitojnë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!