Cikloni “bombë” godet sërish Shtetet e Bashkuara

schedule23:26 - 11 Prill, 2019

schedule 23:26 - 11 Prill, 2019

Cikloni “bombë” ka goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara për të dytën herë brenda një muaji. Sipas mediave amerikane, stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa mijëra shtëpi e biznese në Dakotën e Jugut, ku kanë rënë rreth 50 centimetra dëborë dhe ka patur erëra të forta.

Në zonën perëndimore të Nebraskës, janë mbyllur autostradat dhe është pezulluar qarkullimi rrugor dhe ajror në aksin nga Kolorado në Minesota. Ndërkohë, shkollat në Mineapolis shkollat janë mbyllur.

Situata më problematike mbetet në Minesota, ku brenda së premtes pritet të bjerë mbi 60 centimetra borë e ku policia u është përgjigjur të paktën 200 incidenteve. Muajin e kaluar, një tjetër ciklon “bombë”, përveçse solli dëborë shkaktoi edhe përmbytje të shumta në Nebraska, Misuri, Ajoua dhe Dakotën e Jugut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!