Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konfiskimin e pronave të deputetit të PD Kasëm Mahmutaj. Duke theksuar se konfiskimi ndodhi pas Kuvendit Kombëtar të PD, Berisha tha se kryeministri Rama e ka trajuar në Kongresin e PS-së, SPAK-un si hanxhar të partisë.
“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër, por e ndjek me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë, që bëhet fill pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë, ne do të ndjekim me vëmendje çdo zhvillim. Jemi për zbatimin e ligjit”, tha Berisha.
Berisha ka bërë edhe një paralelizëm mes Kuvendit të PD-së dhe Kongresit të PS-së të zhvilluara në një hark kohor të shkurtër mes njëra-tjetrës. Megjithatë Berisha tha se është për zbatimin e ligjit.
Lexo edhe: Konfiskohen pasuritë e deputetit Kasëm Mahmutaj
“Në një hark të shkurtër kohor, shoqëria shqiptare pa 2 Kuvende. Ndoqi dhe pa partinë e qeverisëse, ai ngjiste më shumë si Kuvend i Cosa Nostras në të cilin ju dhe mbarë shqiptarët konstatuat si program, si pikë kryesore të programit, si çështje themelore të Shqipërisë, por vetëm drogën dhe vetëm drogën si kurorë e narkoshtetit. Të ia kishte shkruajtur presidenti i Cosa Nostra-s atë fjalim, nuk mund ta shkruante ndryshe, përveç kësaj çështja e 2 e Kuvendit të Cosa Nostaras ishin hanxharët, shpalli hanxharët, shpalli SPAK-n si hanxhar të partisë.
Në Kuvendin e demokratëve ju patët rastin të dëgjoni të flitej për voton e lirë, patët rastin të njiheshit me shtyllat kryesore të kësaj partie për t’i dhënë fund narkoshtetit në Shqipëri. Liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, shtetin ligjor si kushtin e të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë, për një siguri jete, prone dhe siguri juridike”, shtoi ai.
/abcnews.al