Forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat ruse në një kundërsulm të suksesshëm në Kharkiv, ndërkohë që trupat e pajetë të ushtarëve rusë janë gjetur në formën e shkronjës Z, në një fshat që është në kontrollin e forcave ruse, sipas Daily Mail.
Forcat ukrainase sulmuan në lindje nga Kharkiv, në Ukrainën verilindore, duke rimarrë qytetin Staryi Saltiv, i cili ndodhet 30 milje larg. Një nga pamjet më të tmerrshme ishte zbulimi i atyre që dukej të ishin kufoma ruse të renditura në formën e shkronjës “Z”. Trupat e civilëve u gjetën gjithashtu brenda banesave dhe automjeteve të djegura.
Ndërkohë pamjet tregojnë artilerinë ukrainase duke shkatërruar një kolonë automjetesh të blinduara rus në perëndim të Izyum, ndërsa vazhdojnë luftimet e ashpra për marrjen në kontroll të Donbas.
Sipas inteligjencës britanike, Rusia lëshoi dje 30 raketa kundër objektivave ukrainase. Forcat e Moskës kanë bërë shumë pak përparime rreth Popansa-s në veri në qytetin e Lyman, ndërsa përpiqeshin të rrethonin trupat ukrainase që mbronin qytetet Severodonetsk, Lysychansk, Slovyansk dhe Kramatorsk.
/abcnews.al