EMRI/ Arrestohet shqiptari në Angli, po transportonte drogë me furgon

schedule20:49 - 1 Maj, 2022

schedule 20:49 - 1 Maj, 2022

Policia britanike ka arrestuar një tjetër shqiptar që shpërndante drogë.

Sipas mediave angleze, shqiptari Andrea Shani 23-vjeç, është arrestuar pasi po transportonte kanabis me furgonin e tij.

23-vjeçari ka qenë duke ecur kundravajtje, ndërkohë që në momentin që policia i ka bërë sinjal për të ndaluar, Shano ka braktisur furgonin dhe ka tentuar të arratiset, por pa sukses, pasi ai u kap në urën e famshme “Humber”.

Në gjykatë ai pranoi posedimin e drogës dhe transportin e saj përmes furgonit. Në fillim u dyshua se ai e kishte vjedhur kanabisin, por sipas autoriteteve angleze 23 vjeçari shqiptar po bënte thjesht transportin e drogës. Shani u dënua me një vit burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, ka mundësi që të lihet i lirë dhe më pas të niset drejt Shqipërisë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!