Nesër Fiter Bajrami, Meta: Të shumëfishojmë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore

schedule20:22 - 1 Maj, 2022

schedule 20:22 - 1 Maj, 2022

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimane, pasi sonte mbyllet Muaji i Ramazanit. Nesër festohet Fiter Bajrami, ndërsa kreu i shtetit në një postim në faqen e tij në Facebook, uron shëndet, lumturi dhe mbarësi në familjet shqiptare.

Meta uron gjithashtu për një që me besimin në Zot të shumëfishohen përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur, më të drejtë dhe më sociale.

E plotë:

“Mos e humb zemrën tënde. Mos bjer në dëshpërim. Ti do të jesh në krye, nëse je i vërtetë në besim.” – Kuran

Me fat Fitër Bajrami! ???

Me përmbylljen me sukses të përsosjes shpirtërore në Muajin e Ramazanit i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara për çdo besimtar mysliman!

Shëndeti, lumturia, mirësia dhe mbarësia qofshin gjithmonë në familjet shqiptare!

Kur i gëzohemi begative që sjell Bajrami dhe i jemi falenderues Zotit për të mirat e sjella për ne, të mos harrojmë se në thelb të kësaj feste qëndron solidariteti dhe humanizmi.

Le të ndajmë begatinë, lumturinë dhe kujdesin me njëri-tjetrin dhe këdo që ka më shumë nevojë, për t’u bërë shembull i këtyre vlerave, që janë pjesë e traditave edhe të kombit tonë.

Të udhëhequr me besim në Zot të shumëfishojmë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur, më të drejtë dhe më sociale, ku ka diell për të gjithë.

Siç na mëson edhe Kurani: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!